Në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 181 raste të reja pozitive me Covid-19, si dhe janë shëruar 136 persona.
Këtë e bëri të ditur me anë të njoftimi Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike.
Në të cilin thuhet se në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej420mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultuan 181 raste pozitive.
“Numri total i rasteve pozitive është 6.467 raste nga 32.795 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 158 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese”.
“Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 136 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 3.505 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.804”.
“Rastet pozitive janë nga:komuna Prishtinë 77raste,komuna Gjilan17 raste,komuna komuna Pejë 13 raste, Mitrovicë 10 raste, komuna Vushtrri 10 raste, komuna Viti 8 raste, komuna Drenas6 raste,komuna Fushë Kosovë6 raste,komuna Lipjan6 raste, komuna Podujevë6raste, komuna Dragash4 raste, komuna Deçan3 raste kurse nga 2 raste komunat: Ferizaj, Malishevë Obiliq,Prizren, Skenderaj, Suharekë dhe nga 1 rast Istog, Kaçanik dhe Kamenicë”, thuhet në njoftim.




