Thirrja e çuditshme e ministres Rizvanolli që qytetarët të izolojnë shtëpitë ashtu që të mund ta kursejnë energjinë elektrike që do ta shfrytëzonin për ngrohje dha përshtypjen se ministrja është krejtësisht e shkëputur nga hallet e dertet e përditshme të njerëzve, e izoluar në botën e saj ku nuk i mungon asgjë, shkruan Mitrovica SOT.
Ministrja sikur deshi të na thoshte se qytetarët nga dëshira nuk i kanë izoluar shtëpitë!
Mbi këtë thirrje ka reaguar edhe zyrtarja për banim në Drejtorinë për Planifikim dhe Urbanizëm në komunën e Mitrovicës, Sebahate Tahiri.
Ajo tha se në Drejtorinë në fjalë janë drejtuar 500 kërkesa nga qytetarë që kërkojnë ndihmë për izolim e renovim të shtëpive, ku 90% e këtyre qytetarëve jetojnë nën kushtet minimale ekonomike.
Ajo i ka bërë thirrje ministres të vijë dhe t’i vizitojë këto familje dhe të bëhet diçka që t’u ndihmohet në izolimin e shtëpive.
Në fund ajo ka vendosur disa foto të pamjeve të disa prej atyre shtëpive të banimit në gjendje të vështirë./MitrovicaSot