Gjatë protestës së djeshme kundër Gjykatës Speciale në Prishtinë u shpalos një pankartë në të cilën ishte fotografia e presidentit amerikan, Donald Trump, dhe në të cilën në gjuhën angleze shkruhej: “President Trump, Kosova shpreson dhe beson në ty!”
Ky veprim nuk ka kaluar pa u vërejtur në Uashington. Zv.ndihmëssekretarja e Departamentit të Punës, Jessie Jane Duff, ka shpërndarë në rrjetin X një postim të gazetarit Fitim Çeku, në të cilin u publikuan dy pankarta nga protesta. Përpos thirrjes për Trumpin, në fotografi është edhe një pankartë ku shihet fotografia e ish-prokurorit të Speciales, Jack Smith, me mbishkrimin anglisht “Gjykata Speciale e plaçkiti drejtësinë! I inxhinieruar nga politika!”
Në postimin e shpërndarë nga zyrtarja amerikane, Çeku në gjuhën angleze shkroi: “Sot, në protestën e thirrur në mbrojtje të Presidentit Thaçi, i cili është mbajtur në burg për 5 vjet sipas një aktakuze të ngritur nga Jack Smith, u shfaqën pankarta të Presidentit Trump. “Kosova shpreson dhe beson në Presidentin Trump.” “Haga, një Drejtësi e Plaçkitur nga Jack Smith.”
Today, at the protest called in defense of President Thaci, who has been held in prison for 5 years on an indictment filed by Jack Smith, banners of President Trump are displayed.
“Kosovo hopes and believes in President Trump."
"The Hague, a Justice Hijacked by Jack Smith." pic.twitter.com/dumkr2Irrb
— Fitim Çeku (@CekuFitim) August 7, 2025