Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Bajram Gecaj, i ka quajtur adoleshentë zyrtarët e Lëvizjes Vetëvendosje, shkruan Gazeta Blic.
Përmes një shkrimi në facebook, Gecaj ani pse nuk ia ka përmendur emrin, ka lënë të kuptohet se ai po i referohet Vetëvendosjes, pas përplasjes së sontme, pasi që nuk pati marrëveshje mes dy partive.
Postimi i plotë i Bajram Gecajt
ADOLESHENTËT!
Të gjithë ne e kalojmë fazën e adoleshencës, si individë ashtu edhe si organizime grupore. Megjithatë, disa individë apo grupe, edhe pse nominalisht e kalojnë këtë fazë, duket se mbesin për një kohë të gjatë të ngujuar mbrendapërbrenda lëkurës së sjelljeve të tilla adoleshente… e disa besa duket se nuk ja arrijnë të dalin asnjëherë!