32.5 C
Mitrovice
E martë, 12 Gusht, 2025
spot_imgspot_img

Zyrtari gjerman viziton urën e Ibrit, kërkon të respektohet edhe aktvendimi i Kushtetueses

Drejtori për Ballkanin Perëndimor, Turqinë, Këshillin e Evropës dhe OSBE-në në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Michael Reiffenstuel, ka qëndruar për vizitë në Kosovë më 10 dhe 11 gusht .

Ambasada e Gjermanisë në Prishtinë tha se Reiffenstuel u ka me udhëheqësit politikë në Kosovë, përfshirë presidenten Vjosa Osmani, kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqin dhe atë të LDK-së, Lumir Abdixhikun.

“Në Mitrovicë, ai zhvilloi takime me përfaqësues të partive të serbëve të Kosovës dhe të shoqërisë civile. Gjithashtu mbajti një takim me Komandantin e KFOR-it”.

“Në takimet e tij me aktorët politikë të Kosovës, ai theksoi nevojën për respektimin dhe zbatimin e plotë të vendimit më të fundit të Gjykatës Kushtetuese, me qëllim për t’i dhënë fund ngërçit politik”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

Tutje, në njoftim thuhet se Reiffenstuel, përsëriti pritshmëritë e Gjermanisë që të gjitha partitë politike t’i plotësojnë kriteret që të mund të marrin pjesë në zgjedhjet e ardhshme lokale.

“Z. Reiffenstuel rikonfirmoi mbështetjen e plotë të Gjermanisë për Përfaqësuesin e Posaçëm të BE-së, Peter Sorensen, në përpjekjet e tij për të avancuar dialogun e normalizimit të lehtësuar nga BE-ja”.

“Angazhimi konstruktiv i Kosovës është thelbësor për suksesin e integrimit të Kosovës në BE, të cilin Gjermania e mbështet fuqishëm”, thuhet në njoftim.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT