15.2 C
Mitrovice
E shtunë, 2 Gusht, 2025
spot_imgspot_img

Zyrtari amerikan mbërrin në Kosovë, Ambasada paralajmëron takime me zyrtarë të lartë për diskutime në fushën e mbrojtjes

Zëvendës Ndihmës Sekreati Amerikan i Mbrojtjes për Politikën Evropiane dhe të NATO’s, David Baker, ka arritur në Kosovë, për vizitën e tij të parë zyrtare në vend.

Ai është pritur nga e Ngarkuara me Punë në Ambasadën e ShBA’së, Anu Prattipati. Përmes një njoftimi, Ambasada ka paralajmëruar takime të tij me zyrtarë të lartë të vendit për diskutime lidhur me bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes, shkruan Reporteri.net.

“E ngarkuara me Punë Anu Prattipati pati kënaqësinë të mirëpriste Zëvendës Ndihmës Sekretarin Amerikan të Mbrojtjes për Politikën Evropiane dhe të NATO-s, David Baker, gjatë vizitës së tij të parë zyrtare në Kosovë. Gjatë kësaj vizite, ZNS Baker do të takohet me zyrtarë të lartë të Kosovës për të diskutuar bashkëpunimin e vazhdueshëm në fushën e mbrojtjes mes SHBA-së dhe Kosovës, si dhe përpjekjet e përbashkëta për të promovuar sigurinë rajonale. #MëTëFuqishëmDheMëTëSigurt”, thuhet në njoftimin e Ambasadës./Reporteri.net

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT