6.4 C
Mitrovice
E premte, 26 Prill, 2024
spot_imgspot_img

ZYRTARE: Krasniqi e bën të ditur Kryesinë e re të PDK’së

Partia Demokratike e Kosovës ka plotësuar sot Kryesinë e re të kësaj partie, emrat e propozuar nga kryetari i saj, Memli Krasniqi janë zgjedhur nga Këshilli Drejtues.

Pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit Drejtues, përmes një konference për medie, Kranaiqi tha se rikthimi i PDK’së fillon sot.

“Rikthimi i PDK’së fillon sot dhe mendoj se me këtë ekip do të zhvillojë vizionin që e kam shfaqur”, tha ai.



Në bazë të kësaj liste, PDK do të ketë këta nënkryetarë: Vlora Çitakun, Enver Hoxhaj, dhe Ramë Buja.

Sekretari i përgjithshëm do të jetë, Bajrush Xhemajli.

Ndërsa risi pritet të ketë te Kryesia, ku ndër emrat e rinj janë Bernard Nikaj, Donika Shahini Adri Nurllerari dhe Rashi Qalaj.

Ndërkaq, anëtarë janë: Bernar Nikaj, Donika Shahini, Jakup Nura, Bekim Qollaku, Nexhat Demaku, Evgjeni Thaci-Dragusha, Sokol Bashota, Besa Kabashi Ramaj, Adri Nurellari, Rashit Qalaj, Zenun Pajaziti, Valdete Idrizi, Betim Gjoshi, Fehmi Mujota, Petrit Hajdari, Luljeta Veselaj-Gutaj, Blerand Stavileci, Muzafer Shala, Muhamet Haliti, Kujtimi Gashi, Safete Hadergjonaj, Donjet Bislimi.

Ndryshe, Kryesinë e re kishte vetëm 16 vota kundër ndërsa anëtarët e tjerë ishin të gjithë pro./gazetametro.net

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT