Tashmë është zyrtare. Amir Rrahmani futbollisti më i ri i Napolit. Kështu ka bërë të ditur gazetari i mirënjohur, Gianluca di Marzio përmes rrjetit social “Twitter”, shkruan GazetaBlic.
Kapiteni i Kosovës do të përfitojë hiç më pak se 1.8 milionë euro në sezon brenda pesë viteve të ardhshme, derisa Napoli do t’i paguajë klubit nga qyteti i dashurisë, saktësisht 14 milionë euro. Një hap gjigant ky i djaloshit nga Prishtina, me shpresën se karriera e tij do të shënojë vetëm hapa para.
C’è la firma di #Rrahmani con il @sscnapoli, lunedì il tesseramento: 14 milioni più 1,5 di bonus. Resterà in prestito al @HellasVeronaFC fino a giugno @SkySport @MatteMoretto
— Gianluca Di Marzio (@DiMarzio) January 17, 2020