6.2 C
Mitrovice
E shtunë, 24 Janar, 2026
spot_img

Zyra e Kryeministrit tregon se në cilën orë do t’i pranojnë vaksinat e para kundër COVID-19

Sonte do të vijë në Kosovë kontigjenti i parë i vaksinave kundër koronavirusit. Ato do t’i presin kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia.

Zyra e Kryeministrit përmes një komunikate për media ka njoftuar se ceremonia e pranimit të vaksinave do të mbahet në aeroportin “Adem Jashari” me fillim nga ora 20:15.



“Ju njoftojmë se sot, 28 mars 2021, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, do të marrin pjesë në ceremoninë e pranimit të kontingjentit të parë të vaksinave kundër COVID-19. Ky kontingjent është mundësuar nga organizata UNICEF, nëpërmjet programit COVAX. Ceremonia e pranimit të vaksinave mbahet në pistën e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, (para terminalit VIP), me fillim nga ora 20:15″, thuhet në komunikatë.



Agjenda e ceremonisë:

-20:15 – Fillimi i ceremonisë

–20:20 – Fjalimet (Kryeministri, Ministri i Shëndetësisë, përfaqësuesi i Zyrës së BE-së, ambasadorët e QUINT-it, përfaqësuesi i UNKT-së)

TË FUNDIT

TË FUNDIT