Zvicra do të ndjekë Francën, Belgjikën dhe Austrinë pasi në një referendum zviceranët votuan për ndalimin e burkas dhe nikabit në vendet publike, shkruan The Guardian, transmeton Mitrovica SOT.
Vetëm pak mbi 51% të votuesve hodhën votën në favor të iniciativës për t’ua ndaluar njerëzve që ta mbulojnë fytyrën plotësisht në rrugë, dyqane e restaurante.
Mbulimi i fytyrës do të lejohet brenda objekteve për lutje dhe për “zakone vendase”, siç është karnavali.






