6.4 C
Mitrovice
E hënë, 26 Maj, 2025
spot_imgspot_img

Zv-kryeministrja reagon për vdekjen e mjekut Nexhip Berisha: Kontributi i tij s’do të harrohet asnjëherë

Zëvëndeskryeministrja e Qeverisë së Kosovës, Albulena Balaj- Halimaj ka reaguar paa vdekjes se doktorit Nexhip Berisha, i cili vdiq sot nga covid-19.

Ajo ka thënë se nuk ka prizrenas që nuk e njihte si të urtë e shumë të sjellshëm, si punëtor e aktivist në të gjitha situatat e nevojshme.

Balaj-Halimaj thotë se kontributi i tij në shëndetësi e menaxhim të saj nuk do të harrohen.

“Ngushëllime familjes Berisha, miqve dhe gjithë atyre që e njohën Dr.Nexhipin”, ka shkruar ndër të tjera ajo.

Postimi i plotë:

I trishtë lajmi për vdekjen e Dr.Nexhip Berisha. Nuk ka prizrenas që nuk e njihte si të urtë e shumë të sjellshëm, si punëtor e aktivist në të gjitha situatat e nevojshme. Kontributi i tij në shëndetësi e menaxhim të saj nuk do të harrohen. Ngushëllime familjes Berisha, miqve dhe gjithë atyre që e njohën Dr.Nexhipin.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT