Personi në fjalë është arrestuar edhe më herët nga policia dhe njihet si recidivist.
Dera e jashtme e shtëpisë ishte e mbyllur.
E njëjte mund të ketë qenë edhe një natë më parë kjo shtëpi në rrugën Bekim Berisha në Prishtinë kur një person tentoi të hyjë brenda për të kryer vjedhje.
Megjithatë i dyshuari aty kishte hasur në zonjën e shtëpisë, të cilën më pas edhe e kishte kanosur atë me armë.
Pronarët e shtëpisë nuk deshën të flasin për rastin, pasi që thanë se me këtë tash po merret policia.
E Policia e Kosovës thanë se kanë arritur ta identifikojnë personin në fjalë dhe e kanë arrestuar.
E televizioni mëson se personi në fjalë është një 33-vjeçar, i cili është i njohur për organet ndjekëse.
Sipas burimeve i njëjti ishte arrestuar edhe më 16 prill të këtij viti, pasi disa herë kishte kryer veprën penale të vjedhjes.
Megjithatë ai është liruar në procedurë të rregullt nga prokurori i rastit brenda kësaj periudhe dy mujore.
Gjatë ditës Prokuroria Themelore në Prishtinë nuk kanë kthyer përgjigje në lidhje me interesimin e televizionit për këtë rast.
Ndërkohë, njohësit e sigurisë në vend thonë se lirimi i shpejtë i recidivistëve po ndihmon të rritet numri i vjedhjeve në vend.
Shala shton se kjo po vjen si pasojë e punës së dobët të gjyqësorit.
Ndryshe, rastet e vjedhjeve janë raportuar edhe nëpër qytetet tjera, e disa herë për shkak të konfrontimit me hajnat, kanë mbetur persona të lënduar.




