10.5 C
Mitrovice
E martë, 14 Tetor, 2025
spot_img

Zogaj për Mitrovicën: Po ta vendosnin Exit Polls Pecin të parin, VV do të thoshte u vodhën zgjedhjet

Analisti Petrit Zogaj thotë se Lëvizja Vetëvendosje do të pretendonte se janë vjedhur zgjedhjet, nëse exit poll-et do ta nxirnin kandidatin e LVV-së, Faton Pecin fitues në Mitrovicë me 58%, siç qe rasti me Arian Tahirin, kandidatin e PDK-së.

Zogaj tha se kryetari i LVV-së, Albin Kurti – i cili kërkoi hetimin e kompanive që bënë exit poll-et – po bën akuza meqenëse rezultati doli ndryshe.

“Sikur exitpollet do ta jepnin LV/Fatonin me 58%, e PDK/Arianin me 35%, e ne fund te dilte rezultati keshtu baraz, sikurse tash, LV do te thoshte qe zgjedhjet jane vjedhur. E meqe nuk e kane ate situate, po i akuzojne exitpollet”, shkroi ai në një postim në Facebook.

“Ndersa, nese dikush ka ndiku direkt ne proces zgjedhor, ka ble e organizu trafikim masiv te procesit zgjedhor eshte pikerieht LV dhe qeveria ne largim me fondet qe i shperndau 2 dite para zgjedhjeve”, shtoi Zogaj.

TË FUNDIT

TË FUNDIT