3.2 C
Mitrovice
E martë, 17 Shkurt, 2026

Zjarri në Koshtovë të Vllahisë, zjarrfikësit e Leposaviqit e injoruan rastin

Pasditen e së dielës zjarri ka përfshirë edhe e fshatin Koshtovë e Vllahisë në komunën e Mitrovicës, shkruan Gazeta Sinjali.

Lajmi është bërë i ditur nga drejtori i Inspekcionit në Komunën e Mitrovicës, Fidan Azemi, i cili ka treguar se kanë shkuar së bashku me kryetarin e Komunës së Mitrovicës për në vendin e ngjarjes posa kanë dëgjuar për zjarrin.

Sipas tij deri në momentin që ata kanë shkuar aty zjarrfikësit nga Leposavici nuk kishin marrë ndonjë veprim.

“Deri në ardhjen tonë zjarrfikësit nga Leposavici nuk kishin marrë ndonjë veprim. Bashkë me në erdhën edhe zjarrfikësit nga Komuna e Mitrovicës ku u koordinuan përmes kryetarit Bahtiri për një aksion që fillon tash për shpetimin e maleve të Shales. Shqiptarët në fshatrat e Veriut çdo herë do kenë mbështetjen tonë“, ka shkruar ai në Facebook.

Postimi i plotë

Së bashku me kryetarin Agim Bahtiri posa dëgjuam për zjarrin në Koshtovë të Vllahisë të komunës së Leposaviçit shkuam në vend të ngjarjes! Banorët na falendëruan për mbeshtetje! Deri në ardhjen tonë zjarrfikësit nga Leposavici nuk kishin marrë ndonjë veprim. Bashkë me në erdhën edhe zjarrfikësit nga Komuna e Mitrovicës ku u koordinuan përmes kryetarit Bahtiri për një aksion që fillon tash për shpetimin e maleve të Shales. Shqiptarët në fshatrat e Veriut cdo herë do kenë mbështetjen tonë!

TË FUNDIT

TË FUNDIT