9.3 C
Mitrovice
E premte, 10 Prill, 2026

Zjarr në një fermë në Mitrovicë, digjen mbi 30 lopë

Një fermë lagjen Vaganica të Mitrovicës ka marrë flakë dhe sipas informatave nga vendi i ngjarjes, aty janë djegur rreth 30 krerë lopësh.

Reporteri.net mëson se ngjarja ka ndodhur para rreth një ore dhe ende nuk dihen shkaqet e shpërthimit të zjarrit në këtë fermë.

“Rreth 30 krerë lopë kanë ngordhur ndërkaq 8 raportohet se kanë shpëtuar”, kanë thënë për Reporterin dëshmitarë në vendin e ngjarjes.

Përveç dëmeve në fondin e gjedheve, ka edhe dëme materiale në fermë./Reporteri

TË FUNDIT

TË FUNDIT