Një zjarr ka shpërthyer në afërsi të Termocentralit Kosova B.
Sipas raportimeve bëhet fjalë për një fabrikë e plastikës në afërsi të këtij termocentrali, e cila është përfshirë nga flakët.
Policia dhe zjarrfikësit tashmë ndodhen në vendin e ngjarjes.
Nuk dihen ende shkaqet që kanë çuar në djegien e kësaj fabrike dhe nëse ka të lënduar.
Policia ende nuk ka dalë me detaje.