3.7 C
Mitrovice
E martë, 30 Dhjetor, 2025
spot_img

Zhvillime të reja: Milot Rashica drejt Premier Ligës, zyrtarizimi në javën e ardhshme

Lajmet rreth të ardhmes së yllit të Përfaqësueses së Kosovës, Milot Rashicës, tani kanë marrur kahje tjetër, transmeton Gazeta Metro.

Milot Rashica vazhdon të jetë një nga futbollistët më të kërkuar kosovar në tregun e transferimeve, teksa interesim për të kanë shprehur një numër i madh i klubeve europiane.

Klubet që deri më tani kanë bërë kërkesë zyrtare për shërbimet e sulmuesit vushtrrias janë Monaco, Aston Villa dhe Wolves.

Sipas gazetarit të sportit, Arlind Sadikut, oferta nga Aston Villa është më e leverdishmja për Werder Bremenit dhe ka shumë gjasa që ai të transferohet në Premier Ligë në javën e ardhshme.

Kujtojmë që kohë më parë ishte raportuar se Milot Rashica kishte arritur marrëveshje me Leipzigun, por që nuk kishte pasur edhe një marrëveshje mes klubeve. /gazetametro.net

TË FUNDIT

TË FUNDIT