8.9 C
Mitrovice
E martë, 21 Prill, 2026
spot_img

Zhvillime në Hotel Sirius, aty është parë edhe Ramush Haradinaj

Gjatë orëve të mesditës së sotme po zhvillohen disa takime në Hotelin Sirius, në qendër të Prishtinës. Në këtë hotel është parë edhe kryetari në detyrë i AAK-së Ramush Haradinaj bashkë me këshilltarin e tij Selim Selimi dhe kryetarin e Gjakovës, Ardian Gjinin.

Reporteri.net ka tentuar të bisedojë me zyrtarë të AAK-së për të kuptuar cfarë takimet janë zhvilluar aty, por ata nuk janë përgjigjur. Ndërkohë, Hotel Sirius dihet se ka qenë vendtakimi i të gjithëve kur kanë pasur takim me kreun e LDK-së, Isa Mustafën, i cili takime zhvillon vetëm në këtë vend. Këtu, madje, edhe vendosi për ta rrëzuar Qeverinë Kurti.  Nga LDK-ja kanë thënë se nuk kanë informacione për ndonjë takim, ani pse liderët e të dy partive kishin paralajmëruar takime./Reporteri.net

TË FUNDIT

TË FUNDIT