16.1 C
Mitrovice
E mërkurë, 28 Maj, 2025
spot_imgspot_img

“Zhdukja” e mostrave të Astrit Deharit, publikohen emrat e katër zyrtarëve të suspenduar

Janë pezulluar nga puna katër zyrtarë në Institutin e Mjekësisë Ligjore, pas informatave për zhdukje të mostrave në rastin e Astrit Deharit.

Vendimin për pezullim nga puna e kanë bërë të ditur nga Ministria e Drejtësisë, vendim ky që ka hyrë në fuqi qysh sot.

Të pezulluarit janë Nardi Sheqergjiu, Flutura Goga, Anila Lakna, si dhe Ilirjana Shala.


Njoftimi i plotë:

Pezullohen nga puna katër zyrtarë në Institutin e Mjekësisë Ligjore

Pas pranimit të informacionit të zhdukjes së mostrave të Astrit Deharit, në Institutin e Mjekësisë Ligjore, Komisioni Disiplinor i Institutit për Mjekësi Ligjore/ Ministria e Drejtësisë, mori vendim për pezullim nga puna të zyrtarëve:

Nardi Sheqergjiu, Toksikolog Mjekoligjor në Institutin për Mjekësi Ligjore

Flutura Goga, Udhëheqëse e Laboratorit të Toksikologjisë në Institutin për Mjekësi Ligjore

Anila Lakna, Teknike e Laboratorit të Toksikologjisë në Institutin për Mjekësi Ligjore

Ilirjana Shala, Kimiste në Institutin për Mjekësi Ligjore

Vendimi ka hyrë në fuqi me 8.12.2022

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT