Një burrë i moshës rreth 62-vjeçare, i nacionalitetit serb nga Leposaviqi është raportuar i zhdukur të premten mbrëma, shkruan Gazeta Metro.
Lajmin për Gazetën Metro e ka konfirmuar zëvendës-drejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani.
Ai ka deklaruar se i njëjti dyshohet ka rënë në lumin Ibër, ndaj për gjetjen e tij është angazhuar Policia e Kosovës dhe ekipet e kërkim-shpëtimit.
“Personi i moshës rreth 62-vjeçare nga Leposaviqi është raportuar i zhdukur mbrëmë. Menjëherë kemi nisur të bëjmë verifikime dhe kemi parë se kontakti i tij i fundit ka qenë afër lumit Ibër. Ndaj, Policia dhe ekipet e kërkim-shpëtimit kanë nisur kërkimet”, ka thënë Elshani./gazetametro.net
FOTO: Ilustrim