3.3 C
Mitrovice
E mërkurë, 18 Shkurt, 2026

Zhduket 14 vjeçarja Alisiana Shala, Policia kërkon ndihmë për gjetjen e saj

Policia e Kosovës ka njoftuar se 14 vjeçarja Alisiana Shala është zhdukur.

Për gjetjen e saj, Policia ka kërkuar ndihmën e qytetarëve.

“Me qëllim që sa më shpejtë të lokalizohet, Policia e Kosovës kërkon bashkëpunimin e qytetarëve dhe të mediave.
Nëse dikush ka ndonjë informacion që mund të ndihmojë në gjetjen e Alisiana Bekim Shala (personi në fotografi), ju lutemi të lajmëroheni menjëherë në numrin e telefonit 192 (pa pagesë) ose në stacionin më të afërt policor”.
Njoftimi i plotë:

Kërkesë për bashkëpunim me qytetarë – person i zhdukur

Gjakovë, 18 shkurt

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, njofton opinionin publik se është raportuar zhdukja e një vajze të mitur Alisiana Shala nga komuna e Rahovecit, rreth moshës 14 vjeçare për të cilën familjarët nuk kanë informatë ku gjendet që nga muaji nëntor 2025.

Që nga dita e raportimit, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë ka ndërmarrë veprime intensive, operative dhe hetimore për gjetjen e saj, mirëpo deri më tani nuk është arritur të lokalizohet.

Me qëllim që sa më shpejtë të lokalizohet, Policia e Kosovës kërkon bashkëpunimin e qytetarëve dhe të mediave.

Nëse dikush ka ndonjë informacion që mund të ndihmojë në gjetjen e Alisiana Bekim Shala (personi në fotografi), ju lutemi të lajmëroheni menjëherë në numrin e telefonit 192 (pa pagesë) ose në stacionin më të afërt policor.

TË FUNDIT

TË FUNDIT