Ministri i Ambientit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka deklaruar se ka nënshkruar kontratën për ndërtimin e rrugës që lidh Prishtinën, Vushtrrinë dhe Mitrovicën.
Aliu në një konferencë për media tha se ky është mbase një nga projektet më të stërzgjatura në historinë e pasluftës së Kosovës.
“Sapo nënshkruam sot kontratën për zgjerimin dhe përfundimin e rrugës që e lidhë Prishtinën me Mitrovicën, projekt ky që i cili ka qenë temë diskutimi për një kohë të gjatë, me probleme të shumta, mbase një ndër projektet më të stërzgjatura në historinë e pasluftës së Kosovës, por që jemi duke shkuar drejt përfundimit të tij, meqë sot arritëm ta nënshkruajmë kontratën, proces ky që ka fillu me 2 tetor, kur është publikuar njoftimi për dorëzimin e ofertave e që është paraprirë me disa faza tjera si: angazhimin kompaninë mbikëqyrëse e që në këtë rast e kemi të angazhuar kompaninë, procesi i përmbylljes, i shkëputjes së kontratës së vjetër që është paraprirë nga një proces i auditimit e që kjo na bën të qartë që kur disa prej punëve shkojnë keq që të fillojnë një punë nga fillimi është goxha problematike”, tha Aliu në konferencën për media. /Reporteri.net/




