2.7 C
Mitrovice
E premte, 16 Janar, 2026
spot_img

Zgjedhjet e 14 shkurtit, Vjosa Osmani me 250 mijë vota deri tani

Vjosa Osmani e cila në zgjedhjet e 14 shkurtit kandidoi në një listë të përbashkët me Lëvizjen Vetëvendosje ka arritur të marrë 250 mijë vota.

Kjo është bërë e ditur nga Egnesa Vitia e cila është menaxhere e zyrës së Ushtrueses së detyrës së Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani.



Vitia ka shpërndarë një fotografi me mbishkrimin e së cilës ka bërë të ditur edhe numrin e votave të marra deri më tani nga Osmani.

“Me u lodh tu numëru vota të Vjosës. 250 mijë vetëm deri tash”, shkroi ajo.



Vjosa Osmani ishte numër dy në listën kandiduese të Lëvizjes Vetëvendosje, ndërsa e njëjta tashmë ka shpallur zyrtarisht edhe kandidimin për Presidente të Kosovës.

Komisioni Qendror Zgjedhor është duke vazhduar me procedurën e numërimit të votave dhe deri në përfundim të tyre mbetet të shihet se sa vota saktësisht do të marrin të gjithë kandidatët.

TË FUNDIT

TË FUNDIT