17.6 C
Mitrovice
E premte, 24 Tetor, 2025
spot_img

Zgjedhja e Rashiqit nënkryetar, Peci: Po lëkunden themelet e shtetit

Lulzim Peci ka reaguar pas zhvillimeve të fundit në Kuvend ku u votua Nenad Rashiq si nënkryetar nga radhët e serbëve.

Peci tha se sot është mohuar një nga të drejtat kushtetuese të përfaqësimit të shumicës së komunitetit serb në Kryesinë e Kuvendit, pavarësisht se çfarë mendimesh mund të ketë për Listën Serbe.

“Sot, nje nga te drejtat kushtetuese te perfaqesimit se shumices se komunitetit serb, gjegjesisht ajo e perfaqesimit ne Kryesine e Kuvendit ju mohua me te dyja kembet, pavaresisht se cfare mund te mendojme per Listen Serbe, derisa ajo eshte legale dhe legjitime. Mos te harrojme se kjo e drejte nuk ju mohua shumices shqiptare, dhe per ata qe duhet me ju vizatuar, per kete arsye AAK nuk ka perfaqesues ne Kryesine e Kuvendit”, ka shkruar Peci.

“Logjika politike qe per “inati te rese (LS), le te me vdes djali (shteti) po e dergon vendin tone ne nje rruge ne te cilen jemi duke shkuar me vetedije! E kjo rruge nuk eshte e hajrit per cdo qytetar qe e konsideron veten patriot te Republikes se Kosoves”, ka shkruar ndër të tjera ai.

TË FUNDIT

TË FUNDIT