15.7 C
Mitrovice
E mërkurë, 11 Qershor, 2025
spot_imgspot_img

Zëvendësministri i Financave: Në mars s’ka paga nëse shkohet në zgjedhje pa u votuar buxheti

Zëvendësministri i Financave, Agim Krasniqi, ka kërkuar që së pari të votohet buxheti për vitin 2021, pastaj të shkohet në zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare.

“Gjykata Kushtetuese me datë 21.12.2020 nxori vendimin rreth së votës të deputetit Etem Arifi. Praktikat e deritanishme të zgjedhjeve kanë treguar se mund të kemi vonesa në procesin e konstituimit të Kuvendit dhe votimit të Qeverisë, po që se zgjedhjet e përgjithshme parlamentare mbahen në fillim të vitit 2021.

Kjo për faktin se ka shumë gjasa që vendi të mbetet pa këto Institucione në tremujorin e parë të vitit 2021 dhe si kanë treguar zgjedhjet e fundit këto vonesa mund të marrin edhe disa muaj shtesë përtej tremujorit të parë të vitit 2021”.

“Duke parë këtë situatë, legjislatura aktuale do të duhej së pari të aprovon buxhetin për vitin 2021 i cili dokument është në Kuvend, të ndajë mjetet për zgjedhjet e përgjithëshme dhe pastaj të shkohet në zgjedhje në një datë të pranueshme për subjektet politike”, ka thënë Krasniqi, transmeton Klan Kosova.

Ai ka thënë se punëtorët e sektorit public rrezikojnë të mbesin pa paga nga muaji mars.

“Bllokada buxhetore do të prodhojë situatë të bllokadës së pagesave për sektorin publik nga muaji Mars 2021 e ku do të pësonte jo vetëm sektori publik, por gjithsesi edhe sektori privat dhe tërë sistemi ekonomik në mungesë të financave publike. Duke parë gjendjen aktuale do të kishim probleme të mëdha edhe në menaxhimin e pandemisë COVID -19”.

Ky është postimi i Krasniqit.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT