-5.7 C
Mitrovice
E mërkurë, 31 Dhjetor, 2025
spot_img

Zeqiraj: Një pjesë e votave të diasporës vijnë nga persona që kanë shpifur kundër UÇK-së, mbi djemtë që dhanë jetën, vetëm që të përfitojnë dokumente, azil e jetë më të lehtë jashtë

Sipas gazetarit Floren Zeqiraj, një pjesë e konsiderueshme e votave të diasporës vijnë nga persona që vite më parë kanë përfituar azil duke deklaruar se nuk guxonin të ktheheshin në Kosovë, kinse nga frika ndaj UÇK-së

Postimi i plotë:

Çe edhe një fakt tronditës se pse Albin Kurti i mori kaq shumë vota nga diaspora?

Sepse një pjesë e madhe e atyre votave vijnë nga njerëz që vite më parë i kanë rregulluar letrat e azilit duke deklaruar se nuk guxojnë të kthehen në Kosovë, kinse rrezikohen nga UÇK-ja.

Po, po — kështu e kanë shkruar me dorën e tyre në deklarat.

E di mirë, sepse disa prej tyre i njoh personalisht.

Pas luftës, ( keta çlirimtaret me surla e tupana të Albin Kurtit) për interesa personale, kanë shpifur mbi luftën çlirimtare, mbi djemtë që dhanë jetën, vetëm që të përfitojnë dokumente, azil e jetë më të lehtë jashtë.

Sot, të njëjtët njerëz shiten si “shpëtimtarë të demokracisë”, japin leksione atdhedashurie dhe vendosin fatin e Kosovës nga kafetë e Evropës.

E tash pyetja është kjo:

çfarë morali ka vota e atij që e ka ndërtuar jetën mbi një gënjeshtër kundër UÇK-së?

Kjo është e vërteta që shumëkush nuk guxon me e thanë.

Por dikush duhet🫡

Albin ta ka lanë Opozita ” Livadhe” Kosovovë e po e kullot qysh po don ti🫡

Foto ushtarët e UÇK-së, të ngrirë në borë për lirinë e Kosovës🇽🇰🇦🇱🇺🇸

TË FUNDIT

TË FUNDIT