Mesfushori i Reims në Francë, njëkohësisht mesfushori i kombëtares së Kosovës, Arbër Zeneli nuk po gjen qetësi nga lëndimet.
Sërish, Zeneli ka pësuar një lëndim në gju dhe pas ekzaminimeve mjekësore është kontatuar se ka këputur ligamentet e gjurit.
Një lëndim si ky në vitin 2019, mesfushorit kosovar i kishte kushtuar gati një vit jashtë fushave të gjelbra.
Zeneli ishte lojtari më në formë i Kosovës për një kohë të gjatë, por pas lëndimit ai nuk arriti të kapë formën e tij të dikurshme, ndërsa tani ai ka lënduar përsëri gjurin. /gazetametro.net



