1.2 C
Mitrovice
E hënë, 25 Nëntor, 2024
spot_imgspot_img

Zemrën e kam të therrur: Mesazhi që u gjet në telefonin e Shqipdon Aliut

Është varrosur Shqipdon Aliu, i cili u gjet  pa shenja jete gjatë mbrëmjes së djeshme, në fshatin Gadime e Ultë e Lipjanit, shkruan Gazeta Metro.


Dëshmitari Ahmet Limani, i cili e kishte gjetur telefonin e tij, tha se kishte parë disa mesazhe, ku dëgjohej teksa thoshte: “Zemrën ma ke therë”, me një pako cigare afër.

Megjithatë, policia akoma nuk ka dhënë detaje se cila është e vërteta e këtij rasti.

Te gropa ku është gjetur i vdekur 23 vjeçari Shqipdon Aliu, i cili ishte zhdukur që nga data 14 tetror,  Ahmet Limani kishte dalë për ecje në mbrëmjen e së hënës, ku edhe e kishte gjetur telefonin e tashmë të ndjerit.

“E kam dëgjuar ata që po lexonin mesazhet nga telefoni i të ndjerit “zemrën e kam të therrur”. Për çka ka qenë fjala nuk e di. Policia e kanë marr telefonin dhe besoj se kanë dëshmi sa të duash në atë telefon. Në atë vend së paku 5-6 cigare i kish pas pirë [viktima]”, rrëfen për RTV Dukagjinin, Ahmet Limani.

Pas kësaj, një numër i madh i veturave të policisë ishin drejtuar për tek vendi ku i kishte orientuar Limani, te gurëthyesi i vjetër tek i cili nuk po furnizohen më me gurë, thotë Esat Tasholli punonjës në gurëthyes.

“Unë kam qenë roje. Kanë ardhur 7-8 vetura nga policia dhe kanë shkuar lartë. Rreth orës 10:30 e kanë gjetur trupin e vdekur të djalit”, thotë Esat Tasholli./gazetametro.net

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT