-10.9 C
Mitrovice
E hënë, 12 Janar, 2026
spot_img

Zemaj tregon nëse masat anti-COVID për fundjavë do të vazhdojnë edhe ditëve të tjera

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka sqaruar disa dilema rreth masave të reja anti-COVID në vendin tonë.

Sipas tij masat për mbyllje gjatë këtij vikendi, tutje do vazhdohen veç për ato vende që janë në zonë të kuqe apo me numër të lartë të infektimeve.

Ai ndër të tjerash ka thënë se kushdo që ka tentuar apo tenton të kalojë kufirin nga vendet e vëna në karantinë për këtë vikend, do të kthehen mbrapa.

“S’ka kufizim lëvizjeje të qytetarëve… Rritja e numrave na ka detyru që te përshkallëzojmë. Infeksioni u shtri shpejtë. Keto ditë duhet të na shërbejnë si vetëdijësim për ditët në vijim që të mos ketë grumbullime si dhe të respektohen masat”, ka theksuar ai në një lidhje telefonike përgjatë një debati televiziv.

“Kushdo që provon të kalojë kufirin pas orës 20:00 do të kthehet mbrapa. Kushdo që është në qytetin në karantinë, i bie që ka shkelur vendimin”, shton Zemaj.

‘Masat nuk do të nderprehen në vendet ku ka numër të madh të infeksionit. Masat e ndërmarra janë të përgjithshme për vikend. Ndërsa te dielën do të kemi njoftim për ato komuna si zona të kuqe për vazhdim të masave.

TË FUNDIT

TË FUNDIT