6.1 C
Mitrovice
E premte, 30 Janar, 2026
spot_img

Zemaj për 535 mijë doza të Pfizer: Janë incizimet për sigurimin e këtyre vaksinave

Ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka folur edhe njëherë rreth kontratës në mes të Pfizerit dhe Ministrisë së Shëndetësisë, gjatë udhëheqjes nga Zemaj, duke thënë se mbi 500 mijë doza të vaksina janë ndarë për Kosovën, por që kontrata erdhi pasi kaloi Qeveria Hoti.

Zemaj ka thënë se ka marrë konfirmimin zyrtar të arkivume se kjo sasi është ndarë për Kosovën, janë incizimet për sigurimin e këtyre vaksinave.

“Ne kemi siguruar vaksinat, kemi marrë konfirmime zyrtare të arkivume se kjo sasi e vaksinave janë ndarë për Kosovën, dhe janë procesverbalët, janë incizimet se vaksinat janë siguruar”, tha Zemaj në Kanal10.



Zemaj tutje ka treguar edhe procesin e sigurimit të vaksinave.

Ai tha se në pjesën e parë të këtij viti kemi siguruar mbi 500 mijë vaksina.

“Në pjesën e parë të këtij viti kemi siguruar ti marrim 535 mijë vaksina , pra në fund të janarit, kur kemi hyrë në shkurt kanë ardhë edhe disa kërkesa, dhe ne i kemi kryer dhe dikun ka shkurti ka pasë edhe në aspektin globalë, dhe ka qenë një pauzë dhe pas insistimeve tona me emaila se po afrohet shkurti.

Zemaj ka insistuar se Qeveria Hoti i ka kryer procesverbalët për sigurimin e vaksinës Pfizer.



“Tek pas kalimit të Qeverisë ka ardhur kontrata, dhe se Pfizeri e ka caktuar një datë, dhe nëse nuk nënshkruhet atëherë ndrrojnë afatet, por ne i kemi procesverbalët se Kosova e ka siguruar vaksinën Pfizer, përfundoi Zemaj”.

TË FUNDIT

TË FUNDIT