2.1 C
Mitrovice
E hënë, 29 Dhjetor, 2025
spot_img

Zemaj: Ne as nuk e lejojmë e as nuk e ndalojmë faljen e Kurban Bajramit

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj gjatë një konference për media ku u raportuan restat e e reja me Covid-19 foli edhe për masat e fundit anti-Covid të ndërmarra nga Qeveria e Kosovës.

Duke folur për faljen e namazit të Kurban Bajramit, Zemaj ka thënë se ata as nuk ndalojnë as nuk lejojnë asnjë rit fetar..

“Dje kanë hyrë në fuqi masat e reja, të cilat janë analizuar me ditët të tëra, bashkërisht me rekomandimet që na i jap IKSHPK-ja dhe unë e kam një lutje për ju, kur i adresoni çështjet, duhet t’i ndajmë edhe përgjegjësit edhe punët edhe detyrat. Ministria e Shëndetësisë, IKSHPK-ja jep rekomandime, Qeveria i merr vendimet. Ndërsa punët e të tjerëve, organizimi fetar u takon krerëve të BIK-ut, ne as nuk ndalojmë dhe as nuk lejojmë falje të asnjë riti fetar. Ata vendosin ata i zbatojnë edhe betimin edhe punët që i kanë qoftë sipas fesë së tyre. Ne i kemi ndaluar të gjitha tubimet publike dhe qoftë edhe ato private e familjare vetëm e vetëm ta ulim numrin e infeksioneve dhe ta zhdukim këtë pandemi”, ka thënë Zemaj.

Ndërkohë, BIK-u konfirmoi sot se do të ketë falje të Kurban Bajramit, pasi sipas drejtuesve të kësaj bashkësie, vendimi i Qeverisë nuk ka të bëjë me festën e së premtes.

TË FUNDIT

TË FUNDIT