Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka thënë se janë duke punuar që të sigurijnë vaksinën antiCovid, në moment që ajo del në treg.
Kështu bëri të ditur sot ai gjatë një vizite që pati në spitalin e përgjithshëm “Sami Haxhibeqiri”, në Mitrovicë.
“Interesimi dhe angazhimi ynë që të jemi pjesë e sigurimit të vaksinës kundër Covid-19, është në mënyrë permanente. Janë dy nivele të komunikimit është konserciumi COVAX që ne jemi pjesë e sajë që nga fillimi i interesimit dhe përmes OBSh’së.
Përqindja e caktuar është e siguruar në momentin kur del në përdorim e kemi edhe obligim ligjor që ta sigurojmë të tërën dhe ta shpërndajmë te qytetarët e Republikës së Kosovës”, ka thënë Zemaj.
Ndryshe, në Kosovë ditëve të fundit është shënuar rritje e rasteve me koronavirus, njëjtë si thuajse në shumicën e vendeve të Europës.
Ndryshe, gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë shënuar 8 viktime dhe 767 raste të reja me COVID-19.
Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 16.685 raste, kurse numri i rasteve aktive është 9.418./gazetametro.net