Ditëve të fundit Kosova ka shënuar rritje të sërishme të rasteve të reja të infektimit me koronavirus, raporton mitrovica.net
Kjo ka nxitur reagimin e krerëve të institucioneve të shtetit, të cilët kanë paralajmëruar shtrëngim të masave.
Në lidhje me këtë ka reaguar edhe kreu i Shëndetësisë, Armend Zemaj, i cili ka paralajmëruar masa kufizuese. Zemaj, pas vizitës në burgun e Lipjanit, tha se masat janë dy fazëshe dhe lidhen dhe me gastronominë.
Ai ka folur edhe për mundësinë e mbylljes totale dhe ka thënë se mbetet opsioni i fundit.