13.8 C
Mitrovice
E mërkurë, 11 Mars, 2026

Zemaj dërgon dy amandamente për buxhetin e 2022-ës

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka dorëzuar dy amandamente për Buxhetin 2022

Zemaj ka bërë të ditur se amandamenti i parë ka të bëj me financimin e qëndrueshëm të specializantëve të lëmisë së mjeksisë, stomatologjisë dhe psikologjisë klinike ndërsa i dyti është për fëmijët pacientë me fibrozë cistike.

Tutje, Zemaj i ka quajtur këto amandamente të arsyeshme teksa ka uruar që të njejtat të përkrahen nga Komisioni për Buxhet dhe Financa si dhe deputetët e Paralmentit të Kosovës.
Këtu keni postimin e plotë të Zemajt:


“Dje, kam dorëzuar dy amandamente të nevojshme në Komisionin Parlamentar për Buxhet dhe Financa për ndarjet buxhetore për vitin 2022.

Amandamenti i parë ka të bëj me financimin e qëndrueshëm të specializantëve të lëmisë së mjeksisë, stomatologjisë dhe psikologjisë klinike, me qëllim të garantimit të cilësisë dhe zhvillimit të vazhdueshëm të kuadrove dhe shërbimeve shëndetësore në vend.

Ndërsa, amandameti i dytë i dedikohet fëmijëve pacientë me Fibrozë Cistike, për ndarjen e buxhetit për sigurimin e medikamenteve të domosdoshme për trajtimin e tyre.

Uroj që anëtarët e Komisionit për Buxhet dhe Financa si dhe deputetët e Paralmentit të Kosovës t’i përkrahin këto dy amandamente të arsyeshme”, ka shkruar Zemaj në llogarinë e tij në Facebook. / gazetametro.net

TË FUNDIT

TË FUNDIT