Presidenti i Ukrainës i është drejtuar popullit të tij me një fjalim jo shumë shpresëdhënës, transmeton Sinjali.
“Kjo natë do të jetë më e vështira… Duhet të përballojmë. Nata do të jetë shumë e vështirë, por perëndimi i diellit do të vijë”, tha ai në një fjalim.
“Kjo natë do të jetë më e vështirë se dita. Shumë qytete të shtetit tonë janë nën sulm: Chernihiv, Sumy, Kharkiv, djemtë dhe vajzat tona në Donbas, qytetet e jugut, vëmendje e veçantë për Kievin”, tha ai. “Ne nuk mund ta humbim kryeqytetin.”
/GazetaSinjali/