-3.9 C
Mitrovice
E mërkurë, 15 Janar, 2025
spot_imgspot_img

Zeka: Vetëvendosje kishte skuadër për rrahje dhe plane për vrasje

Gazetari Milaim Zeka ka reaguar pas deklaratave të Berat Buzhalës, i cili pretendoi se Albin Kurti kishte hartuar lista për vrasje.

Në një intervistë për emisionin “Kosova Today” në Klan Kosova, Zeka tha se ai kishte folur për këtë çështje shumë vite më parë dhe shtoi se brenda Lëvizjes Vetëvendosje kishte ekzistuar një skuadër që përfshihej në veprime të dhunshme.

“Unë para shumë vitesh kam folur për këtë sen. Ka ekzistuar një skuadër brenda Lëvizjes Vetëvendosje, skuadër e cila ka dalë, ka rrahur njerëz, kanë bërë plane për të vrarë njerëz. Domethënë, i kanë bërë të gjitha të zezat. Unë personalisht nuk jam i befasuar”, tha Zeka.

Ai theksoi po ashtu se e dinë saktësisht se cili deputet i Lëvizjes Vetëvendosje i ka dhënë informacionet Berat Buzhalës.

“Unë e di ekzaktësisht cili deputet i Vetëvendosjes i ka dhënë informacionet Berat Buzhalës. Është një deputet i Vetëvendosjes që ka ardhur nga një vend jashtë territorit të Kosovës. Ai ka qenë në takim, Dardan Molliqaj ka qenë në atë takim, dhe kanë qenë një rreth i ngushtë militantësh të Lëvizjes Vetëvendosje”, deklaroi Zeka

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT