14.8 C
Mitrovice
E premte, 30 Maj, 2025
spot_imgspot_img

Zeka nga Oda Ekonomike Amerikane: Pagën Kurtit ia sigurojnë 1,300 bizneset që protestuan sot

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, në mbledhjen e sotme të Qeverisë, komentoi protestën e bizneseve për bllokimin e hyrjeve në Prishtinë, ai tha se “koha e barrikadave ka kaluar”.

“Për të mbrojtur 1 për qind të ndërmarrjeve më të fuqishme, në kurriz te 99 përqindëshit dhe te familjeve anembanë Kosovës, ata po duan që të bëjnë barrikada në hyrjet e Prishtinës, por koha e barrikadave në Kosovë ka kaluar, i kemi hequr ato kudo ku kanë qenë dhe jemi zotuar që s’do të lejojmë që të vendosen të reja”, tha Kurti.

Për këtë deklaratë në emisionin Rubikon të Klan Kosovës ka folur kryetari i Odës Ekonomike Amerikane, Arianit Zeka. Ai ka pohuar se deklarata e Kurtit është për keqardhje.

“Paga ime vjen nga një pjesë e madhe e këtyre njerëzve që kanë protestuar sot, dhe u heq kapelën dhe ua shprehi mirënjohjen më të madhe të mundshme”.

“Por, a e di se kush është personi i dytë që paguhet nga këta persona? Është kryeministri i Kosovës. Paga ime mund të vijë prej 200 këtyre kompanive që kanë protestuar sot, por paga e kryeministrit vjen nga 1,300 kompani që kanë protestuar sot, dhe të cilat shprehin kundërshtimin e tyre”, ka thënë Zeka.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT