Zëdhënësi i VV-së, Arlind Manxhuka ka thënë se protesta e sotme, e cila është thirrur në mbështetje të krerëve të UÇK-së që po mbahen në paraburgim në Hagë dhe kundër, siç është thënë “padrejtësive ndaj çlirimtarëve”, është dhjetë vjet e vonuar.
Manxhuka ka shkruar se është dashur që Gjykata Speciale të kundërshtohet që qysh në verën e vitit 2015. Ai thotë se historia e Kosovës dhe lufta çlirimtare nuk mund të ndryshohet, por as historiku i themelimit të Gjykatës Speciale.
Manxhuka derisa ka përmendur shpenzimet që Qeveria Kurti ka paguar për mbrojtjen e të akuzuar ve në Hagë, ka thënë se ish-presidenti Thaçi në intervistën e tij nga Haga, pra një jave, ishte shumë i butë me Gjykatën Speciale.
Maxhuka tutje akuzon PDK-së se çështjen e ish-krerëve të UÇK-së që ndodhen në Hagë e ka përdorur shumë më tepër kundër qeverisë Kurti sesa për lirimin e të akuzuarve.
“Protestat nuk mund ta zëvendësojnë a kompenzojnë mungesën e qëndrimit të tij”, shkruan ai.
Postimi i plotë:
1. Protesta është dhjetë vjet e vonuar. Është dashur që në verën e vitit 2015 të kundërshtohet pushteti i atëhershëm.
2. Nuk mund të ndryshohet historia e Kosovës dhe lufta çlirimtare por as historiku i themelimit të Gjykatës Speciale.
3. Kosova ka nevojë për gjykata normale që dalin pas vettingut dhe për kryeprokuror të ri e jo për gjykata speciale jotransparente të cilat janë jashtë praktikave ndërkombëtare.
4. Për më pak se pesë vjet qeveria Kurti ka paguar mbi 33 milionë euro për mbrojtjen e të akuzuarve në Hagë dhe shpenzimet e tjera atje.
5. Në intervistën e tij nga Haga para një jave, ish presidenti dhe ish kryeministri Thaçi ishte tepër i butë me Gjykatën Speciale. Protestat nuk mund ta zëvendësojnë a kompenzojnë mungesën e qëndrimit të tij.
6. Fatkeqësisht, në vitin e pestë që po mbahen në paraburgim ish drejtues të UÇK-së, është e qartë që partia kryesore opozitare çështjen e tyre e ka përdorur shumë më tepër kundër qeverisë Kurti sesa për lirimin e të akuzuarve.