Driloni dhe Beslira, mbrëmë kurorëzuan dashurinë.
Eventi u mbajt në prani të afro 300 të ftuarve në Prizren, ku mes tyre nuk munguan fytyrat publike.
Deputetja, njëherësh aktorja Adriana Matoshi ishte në mesin e tyre.
Ajo foli për mikrofonin e Prive për miqësinë me çiftin teksa sigurisht pati edhe një urim.
Por, ‘rrugës’ përgjatë bisedës duket se rrëshqiti një informacion i ri.
Me shumë gjasë, aktorja është në një lidhje dashurie.