Big Brother VIP Kosova 3 tashmë ka bërë zyrtare datën e nisjes së këtij spektakli.
Është thënë se ky edicion do të fillojë të premten e ardhshme (18 tetor) nën moderimin e Alaudin Hamitit dhe Jonida Vokshit.
Në stolin e opinionistit do të jetë Milaim Zeka dhe Einxhel Shkira, edhe pse kjo e fundit nuk u konfirmua akoma.
Veç kësaj, programi i ‘Big Talk Kosova’ do të jetë sërish, ku do të diskutohet rreth asaj që ndodh në shtëpinë e famshme.
Telegrafi mëson gjithashtu se ‘Big Talk 3’ do të udhëhiqet nga Diellza Daka, i cili rëndom mbahet të dielën.
Surprizat e tjera do të zbulohen në vijim, ndonëse është premtuar një reality shou i paharruar.
Tani janë zbuluar edhe disa nga figurat e famshme që do të marrin pjesë, emra të muzikës, kinematografisë e fushës së modelingut.