Gazeta prestigjioze spanjolle “AS” ka bërë të ditur arsyen që e shtyu trajneri Roberto Moreno të zgjedh skuadrën e Sochit para Përfaqësueses së Kosovës.
Moreno shihej si trajneri i ardhshëm i Kosovës, por sipas raportimeve të sotshme nga shtypi spanjoll, tekniku 46-vjeçar ka pranuar ofertën e skuadrës së Sochit në Rusi.
Sipas “AS“, Morenon e bindi më shumë projekti i klubit rus sesa ai i Kosovës, apo edhe i klubit turk, Adana Demirspor, të cilët po ashtu kishin shprehur interesim për të.
Për Mornon si trajner i ri duket se prioritet është puna me klube sesa me kombëtare. Ai zgjodhi projektin e Sochit pavarësisht se ky ekip është në fund të elitës së futbollit në Rusi.
Pronarët e klubit janë të gatshëm ta zhvillojnë një projekt ambicioz me Morenon në krye.
Sochi është në pronësi të Boris Rotenberg, njëri nga njerëzit më të pasur dhe më të fuqishëm në Rusi.