“E forta” e Lëvizjes Vetëvendosje nga Shqipëria, Dejona Mihali, dyshohet se qëndron prapa fjalimeve e deklarimeve publike të deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosjes.
Nacionale ka siguruar një komunikim të deputetes Adriana Matoshi me Dejona Mihalin, ku kjo e fundit ia përgatit deputetes disa fjali për ta sulmuar një analist kosovar që ishte tallur me të.
“Ish-Zv. ministri i PDK-së, njohësi i thellë i fushës së shpronësimeve në Hade, tash pronar portali “Periskopi”, ka kohë që në mënyrën më të ultë merret me mua. E kuptoj që është në opozitë dhe fondet nuk i ka më siç i kishte, por e inkurajoj për durim e vetëpërmbajtje. I bën mirë edhe për shëndetin.”
Jo veç që i tregon se çka të shkruajë, Mihali e udhëzon deputeten Matoshi edhe se kur ta publikojë shkrimin kundër analistit.
“A ta qes post në Facebook?” – e pyet Matoshi. “Më vonë” – ia kthen Dejona.
Pra, Dejona Mihali nga Shqipëria i shkruan ‘goditjen që një deputete e Kuvendit i bën një analisti kosovar. Dhe madje edhe i tregon se kur ta postojë.
Fillimisht, duhet përmendur që deputetja Matoshi, përveç komunikimit me Mihalin, i është ankuar edhe zëdhënësit të Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka për gazetarin Mirena duke i thënë se “po merret me të”.
Pastaj, duket se futet në lojë ‘artileria e rëndë’, Dejona Mihali.
Se çfarë pushteti ka Dejona Mihali tregon gjendja e mjerueshme në të cilën sot kishte rënë një deputet tjetër i VV-së, Halil Thaçi.
Ky i fundit, siç raportoi Nacionale, po konsultohej me robotë se si ta sulmonte opozitën për çështjen që po diskutonin, pra shëndetësinë.
Ai u zu nga fotografi i Nacionales duke u konsultuar me ChatGPT për të shkruar fjalime të Kuvendit të Kosovës.
Mbi këtë, ai ka folur për mediumin “Albanian Post”, duke e dhënë një përgjigje gati qesharake:
“Jo nuk kam fjalim sot, vetëm më interesoj nëse ‘ChatGPT’ ka informacione për shëndetësinë në Kosovë, ajo më interesojë, vetëm për rekreacion e pata.. s’kam fjalim sot”.
Ndryshe, Nacionale ka kontaktuar edhe deputeten Ariana Matoshi për ta pyetur mbi “komunikimin” e saj me Mihalin, por e njëjta nuk ka qenë e qasshme në telefon. Po