3.5 C
Mitrovice
E martë, 27 Janar, 2026
spot_img

Zbardhen detaje se kush do të jetë shënjestra e nismës ligjore të Qeverisë Kurti

InDoks e ka siguruar dokumentin me të cilin Qeveria Kurti 2 po do që të bëjë ligj të ri kur shënjestër për t’iu konfiskuar pasuria do të jenë zyrtarët publik dhe politikanët.

“Koncept Dokumenti për Çështjen e Pasurisë së fituar në mënyrë të Pajustifikueshme” është titulluar ai dhe ka mbi 80 faqe.

Në këtë dokument thuhet që një Agjenci, e cila pritet të kijohet, e që do të merret me këtë punë. Pasi të ketë arritur të identifikojë mos-përputhje në mes të pasurisë dhe të ardhurave të deklaruara të zyrtarëve të lartë publikë apo të personave të ekspozuar politikisht, atëherë do të krijohet prezumimi se pasuria në fjalë ka origjinë të kundërligjshme dhe me këtë rast gjykata, sipas kërkesës së Agjencisë, do të urdhërojë sekuestrimin e saj. “Me këtë rast, barra e provës do të bartet tek i dyshuari i cili duhet të dëshmojë se pasuria e tij ka origjinë legjitime”, thuhet fjalë-për-fjalë në këtë dokument.



Që “barra e provës” bie tek i dyshuari, personi që supozihet që ka përfituar pasuri të paligjshme, është përmendur shtatë herë në këtë dokument.

Në këtë plan të Qeverisë Kurti madje bëhet me dije që do të tejkalohen edhe Prokurorët. Kjo pasi që nëse një Prokuror nuk është i suksesshëm në procedura për t’ia konfiskuar dikujt pasurinë, që veç është menduar që është e paligjshme nga Agjencia, e re eventuale e krijuar, atëherë kjo Agjenci e injoron vendimin e Prokurorit, dhe “atëherë Agjencia mund të veprojë për të filluar procedurat për konfiskimin e pasurisë”.

Dokumenti në fjalë, pretendon që rishikimi i pasurisë së zyrtarëve e politikanëve është mirë që të kthehet 22 vite mbrapsht. Që nga pas lufta.



“Duke marrë parasysh ndryshimet politike dhe shoqërore nëpër të cilat ka kaluar Kosova qysh nga mesi I vitit 1999 dhe viti 2000, nuk do të ishte gabim të supozohet se themelet për pasurimet më të mëdha të paligjshme të grupeve të caktuara kriminale, janë vendosur pikërisht gjatë kësaj kohe. Ndaj, kufizimi prej dhjetë (10) viteve që ky ligj vendosë, mund të rezultojë problematik në luftimin e suksesshëm të kriminalitetit”, thuhet në këtë dokument.

Ligji i ri që ka nisur Qeveria Kurti, sipas këtij dokumenti, pos që pritet të hetojë pasurinë e njerëzve të pozitave publike e politikanëve që nga viti 1999, përfshinë edhe hetimin e familjarëve të tyre dhe bashkëpunëtorëve të tyre.

TË FUNDIT

TË FUNDIT