15.2 C
Mitrovice
E shtunë, 20 Prill, 2024
spot_imgspot_img

Ymeri për Open Ballkanin: Argumentet e qeverisë nuk qëndrojnë, nisma pozitive

Ish-kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, aktualisht drejtor ekzekutiv i Institutit për Politika Sociale, Visar Ymeri, e sheh ndryshe nga qeveria nismën Ballkani i Hapur. Ai thotë se Kosova nuk duhet t’i thotë jo asnjë prej iniciativave rajonale, pasi është shumë e rëndësishme për të që të jetë në tryezën e bisedimeve për të mbrojtur interesat e saj.

“Sa i përket idesë së ‘Open Ballkan’, pavarësisht se si ka nisur ajo dhe cila është mundësia e zbatimit të saj një gjë është faktuale në këtë drejtim që është në të mirën tonë e ajo është që në ‘Open Balkan’, janë dy faktorë. E para është Serbia dhe e dyta është Shqipëria. Integrimet rajonale për Kosovën i kanë dy dobi; një është rritja e tregut që është mundësi përfitimi ekonomik dhe tjetra është etablimi i një zone ekomomike shqiptare që është e mundshme vetëm në kuadër të integrimeve rajonale”.

Ai thekson se refuzimi kategorik i Kosovës që të bëhet pjesë e një nisme të tillë rajonale shkon ndesh edhe me interesat e qytetarëve.



“Deri tash argumentet kundërshtuese që janë dëgjuar nga përfaqësuesit e Qeverisë kanë qenë kryesisht të natyrës ekonomike mendoj që nuk qëndrojnë për shkak se në njërën anë rritja e tregut është rritje e mundësive dhe i ka edhe rreziqet e veta. Në këtë drejtim nuk mund të jetë më i dëmshëm ‘Open Balkan’, krahasuar me tregun e përbashkët rajonal. Kundërshtimi i deritashëm i Qeverisë me përjashtim të argumenteve politike mendoj që është i paqëndrueshëm”.

Qeveria e Kosovës ka refuzuar deri më tani të bëhet pjesë e kësaj nisme të iniciuar nga Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut, me argumentin se ajo dëmton interesat e Kosovës dhe qytetarëve të saj, sidomos në raport me fqinjët serb.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT