Analisti Visar Ymeri, i ftuar në Debat Plus, ka komentuar vendimin e fundit të qeverisë së kryeministrit Albin Kurti për të shpërndarë një shtesë prej 100 eurosh për fëmijët dhe pensionistët, duke e cilësuar atë si një masë elektorale.
Ai ka theksuar se ndarja e parave në këtë kohë ka si qëllim përmirësimin e popullaritetit të qeverisë dhe kryeministrit përpara zgjedhjeve të 9 shkurtit.
“Si vjet, në fund të vitit nuk ka asgjë të jashtëzakonshme nëse krahason me pjesët e tjera të vitit që i bie që këto jepen me qëllim me kriju një rritje të popullaritetit për kryeministrin dhe qeverinë për zgjedhjet e 9 shkurtit sa që kanë për qëllim me ndihmu këdo e sado pak me këto para”, ka thënë Ymeri.
Qeveria të dielën bëri të ditur se gjatë kësaj jave do të ndahen nga 100 euro për të gjithë fëmijët dhe pensionmarrësit në Kosovë. Në total, ky vendim i kushton buxhetit të Kosovës rreth 60 milionë euro.