15.6 C
Mitrovice
E shtunë, 16 Maj, 2026
spot_img
spot_img

Ymeri: Në Kosovë po ndodhë një metodë linçimi si në kohën e Enver Hoxhës

Janina Ymeri, ish-deputetja e LDK-së dhe kandidate edhe për një mandat, ka rrëfyer për jetën e saj dhe aspekte për të cilat nuk ka folur më parë.

Ymeri flet për rrjetet sociale dhe për komentet mbështetëse që merr, teksa thotë se publiciteti po i pengon.

“Edhe në market tash me dalë, të njohin krejt. E mirëpres që njerëzit më identifikojnë për atë që e them dhe më përkrahin”, thotë ajo.

Tutje, ajo foli për pushtetin e Albin Kurtit, duke thënë se po ndodhë në Kosovë një metodë linçimi siç ka ndodhur në kohën e Enver Hoxhës në Shqipëri.

“Njëherë shkon zhveshja morale, tani të dehumanizojnë, të bëjnë njeri përtej asaj që je duke e reprezentu që me pas njerëzit tjerë material për të me të gjujt e me të baltosë. Në të kaluarën nuk ka qenë kështu”, tha Ymeri në emisionin “Weekend” në Klan Kosova.

Ajo shtoi se fakti që vendi nuk ofron mundësi për jetesë të dinjiteshme, ka qenë një prej arsyeve kryesore çka e ka shtyrë të hyjë në politikë.

Ish-deputetja tha se nuk është vetëm çështja ekonomike ajo që po i detyron qytetarët e Kosovës të braktisin vendin.

TË FUNDIT

TË FUNDIT