21.1 C
Mitrovice
E hënë, 5 Maj, 2025
spot_imgspot_img

Ymeri: Kurtin s’e merr gjumi natën për shkak të popullaritetit të Konjufcës, do ta heqë qafe

Visar Ymeri ka folur për popullaritetin e Glauk Konjufcës duke theksuar se një prej arsyeve që Albin Kurti është i shqetësuar është pikërisht rritja e mbështetjes për Konjufcën.

Sipas Ymerit, popullariteti i Glaukut është një faktor që po e shqetëson Kurtin, pasi figura e tij po vlerësohet më shumë nga të gjithë.

“Një prej aspekteve që Albin Kurtin nuk e merr gjumi natën është popullariteti i Glaukut. E ke një person në LVV që është shumë i votum dhe që secili flet mirë, për dallim prej Kurtit që flasin keq. Albini këtë nuk mundet me duru”, tha Ymeri në “VV Show”.

Ymeri e vlerësoi Konjufcën për postin si kryetar i Kuvendi.

Ai shtoi se nëse LVV nuk e kandidon përsëri Glauk Konjufcën për kryetar të Kuvendit ose nuk i japin një post ministror, mund të ketë një synim për ta larguar atë nga LVV.

“Glauku po bëhet person i rëndësishëm dhe si kryetar i Kuvendit e ka luajt rolin shumë mirë duke e pasë parasysh pjesë e cilës parti ka qenë. Nëse nuk e kandidojnë prapë për kryetar Kuvendi ose nuk ia japin një post ministror, dhe e kandidojnë për kryetar të Prishtinës unë mendoj që kjo është qëllim me heq qafe Glaukun sesa me fitu Prishtinën”, tha Ymeri.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT