15.6 C
Mitrovice
E enjte, 6 Mars, 2025
spot_imgspot_img

Ymeri: Kurti është njeriu i gabuar në këtë fazë, zyrtarët amerikanë s’e qajnë kokën për çka mendon

Analisti politik, Visar Ymeri, është i shprehur i shqetësuar lidhur me rolin e Albin Kurtit si kryeministër në situatën aktuale, duke e konsideruar atë si një figurë të papërshtatshme për udhëheqjen e vendit në këtë moment.

“Kurti është njeriu më i gabuar për fazën, sepse është njeriu që konsiderohet më i pabesueshëm nga zyrtarët amerikanë. Ne e pamë që zyrtarët amerikanë, prej presidentit e poshtë, nuk e qajnë kokën për çfarë po mendon dhe si po ndihesh, ose a është i drejtë një vendim i tyre”, ka thënë Ymeri.

Ai vuri në theks qasjen e presidentit Trump i cili, sipas tij, “flet me individin”.

“Sepse e kemi parë që presidenti Trump flet me individin. Kaq e thjeshtë, a është politike dhe e drejtë kjo absolutisht jo”, ka deklaruar Ymeri në RTV Dukagjini.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT