22.9 C
Mitrovice
E mërkurë, 10 Qershor, 2026
spot_img
spot_img

Ymeri: Gazifikimi i qymyrit që po e premton Kurti dhe gazi i lëngshëm amerikan nuk kanë lidhje me njëri-tjetrin

Kandidatja e LDK-së për deputete, Janina Ymeri, ka bërë me dije se gazifikimi i qymyrit, të cilin po e premton Albin Kurti dhe gazi i lëngshëm (LNG) nga Amerika nuk kanë lidhje me njëri-tjetrin.

Ajo ka treguar se pretimi i kryeministrit në detyrë nuk bazohet në asnjë studim fizibiliteti teknik që vërteton se ky projekt është i realizueshëm.

“Janë dy gjëra të ndryshme: Gazifikimi i qymyrit (linjitit) dhe gazi i lëngshëm (LNG) nga Amerika nuk kanë lidhje me njëri-tjetrin. 🚫 ​Mungojnë provat: Premtimi i Kurtit për gazifikimin e linjitit nuk bazohet në asnjë studim fizibiliteti teknik që vërteton se ky projekt është i realizueshëm apo më i miri. ⛔️ ​Konkluzioni: Ky premtim po përdoret si arsyetim për të blerë kohë, ndërsa Kosova vazhdon të harxhojë para duke importuar rrymë. Me pak fjalë: Po promovohet një projekt i paprovuar teknikisht (gazifikimi i linjitit) për të arsyetuar dhe mbuluar krizën aktuale të energjisë dhe importin e rrymës”, ka shkruar ajo në profilin e saj në Facebook.

TË FUNDIT

TË FUNDIT