-1.8 C
Mitrovice
E mërkurë, 7 Janar, 2026
spot_img

Ymeri: Energjia në dorë të tregtisë elektrike, importojmë 18 orë në ditë

Njohësja e energjetikës, Janina Ymeri, reagoi për gjendjen me import energjetik në Kosovë.

Ajo theksoi se Kosova vazhdon të importojë energji elektrike për pjesën më të madhe të ditës, duke e bërë sektorin tejet të paqëndrueshëm.

“Kosova, vend me import të energjisë elektrike 18 orë nga gjithsej 24 orë në ditë”, shkroi Ymeri.

“Kush ka lënë para për dëme nga vërshimet kur energjia e ekonomia është lënë në dorë të tregtisë elektrike. Pas çertifikimit të rezultateve do shkojmë me temën priroritet kombëtar, energjinë elektrike, me dokumentet e kapaciteteve elektrike dhe importit”, tha ajo.

Ymeri tha se Kosova nuk ka kapacitete financiare për tregti të energjisë.

“Nuk kemi para për tregti, na duhen për shtetin tonë të ri”, tha Ymeri.

TË FUNDIT

TË FUNDIT